Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka kërkuar sot suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë.
Në mesin e atyre ndaj të cilëve është kërkuar suspendimi është edhe drejtori rajonal i policisë, Nexhmi Krasniqi.
“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) pasi ka pranuar disa informacione dhe ankesë nga qytetarët, si dhe pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore preliminare i REKOMANDOI Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve të PK-së (njëri nga ta me pozitë të Drejtorit Rajonal të PK-së në Prizren kurse tjetri udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjes në të njëjtën Drejtori Rajonale).
Rekomandimi për suspendim deri në njoftimin tjetër, bazohet në Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, neni 17 – paragrafi 12.
IPK asnjëherë nuk paragjykon vendimin final të organeve të drejtësisë (bazuar në parimin e prezumimit të pafajësisë).
Inspektorati Policor garanton qytetarët e vendit se çdo herë do të angazhohet për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve por edhe ruajtjes me vendosmëri të kredibilitetit të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit n...
Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën