Fulhami dhe Manchester United kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Cravben Cottage në kuadër të xhiros së 26-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht fitores impresive në fund të muajit të kaluar me rezultat 4 me 2 kundër Brightonit, Fulhami ka dështuar për të bërë diçka të ngjashme edhe në takimin e xhiros së kaluar duke humbur me rezultat 2 me 0 si dhe duke pësuar kështu disfatën e katërt në pesë ndeshjet e tyre të fundit në Premierë Ligë.
Edhe pse luajnë si nikoqir sot kundër Manchester United, “Djajtë e Kuq” pritet të largohen me tri pikë duke marrë parasysh formën e tyre të shkëlqyer nën udhëheqjen e trajnerit të përkohshëm Ole Gunnar Solskjaeri.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 13:30./arbresh.info/


Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025
Çështja e presidentit, PDK: S’pranojmë takime me Kurtin pa f...
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve
Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave
Trajnim i përbashkët i KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpë...