Ka tash e sa muaj që në media ndërkombëtare qarkullon lajmi se Kim Kardashian dhe Kanye West, do të bëhen prindër për herë të katërt.
Megjithatë dyshja ende nuk e patën konfirmuar një gjë të tillë, deri në episodin e fundit të “Keeping up with the Kardashians”.
Ishte vet Kim, ajo e cila mes familjarësh në darkë, u dha atyre lajmin se ajo dhe Kanye po presin edhe një tjetër bebe.
Videoja është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, teksa emocionuese kanë qenë edhe reagimet e të pranishmëve kur çifti bënë këtë deklaratë.
Fëmijën e tyre të katërt do ta sjellë në jetë një nënë surrogate (zëvendësuese). Po në këtë formë kishte ardhur në jetë edhe fëmija i tyre i tretë, vajza Chikago.
Kimit i ishte këshilluar nga mjekët që të mos ngelet shtatzënë, për shkak të problemeve të shumta që kishte me shëndetin. Përveç Chikagos, ajo ka edhe dy fëmijë të tjerë: djalin Saint dhe vajzën North.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...