Policia e Kosovës kërkoi të intervistonte një punonjës të UNMIK’ut rreth një kundërvajtje, më 3 shkurt.
Kështu shkruhet në komunikatën e UNMIK’ut, ku thonë se ata janë duke mbledhur informata dhe do të ndërmarrin veprimin e duhur në pajtim me politikat dhe procedurat e Kombeve të Bashkuara.
“UNMIK-u dënon ashpër raportimet në mjete të caktuara informimi televizive, shtypi dhe online të cilat kanë lëshuar akuza shtesë të papërgjegjshme dhe të pabaza, kanë zbuluar informata personale dhe informata tjera konfidenciale, kanë shkelur privatësinë, kanë shkaktuar dëmtim të reputacionit dhe kanë rrezikuar sigurinë e punonjësve të UNMIK’ut dhe anëtarëve të tyre të familjes”.
“UNMIK’u tutje shpreh shqetësim të thellë rreth transmetimit të raportit policor dhe materialit tjetër konfidencial dhe ju bën thirrje autoriteteve përkatëse të marrin masa lidhur me zbulimin dhe publikimin e gabuar”, shkruhet në komunikatën e UNMIK’ut.
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...