Barcelona ka barazuar pa gola si mysafire në stadiumin San Mames kundër Athletic Bilbaos.
Pas takimit ka folur për “Movistar Partidazo” trajneri i kataluansve, Ernest Valverde, ku ka arsyetuar pikët e humbura kundër baskëve.
“Ishim pak pa koncept në pjesën e parë, na mungonte qartësia në lojën tonë. Shpresuam që ritmi i lojës do të ishte më intensiv, por kjo nuk u shfaq në atë mënyrë. Kishte momente kur nuk ishim mjaft vendimtar”, transmeton Telegrafi.
“Ne jemi përgjegjës për të bërë atë që duhet të bëjmë. Në momente të caktuara të lojës ata na rrezikuan dhe ishin më të mirë se ne, prandaj ishte e vështirë që ne që të kalonim një mur të kundërshtarëve. Ne kemi pasur një javë të vështirë, por kjo nuk është një justifikim i vlefshëm për mua”, tha spanjolli.
Ai më tutje ka folur edhe gjendjen e fundit të Lionel Messit, i cili pothuajse nuk u duk në fushën e blertë.
“Lionel është mirë dhe luan me shpejtësi të plotë. Mirë, ai kishte vështirësi, por luajti në mënyrën më të mirë, nëse nuk e bën, atëherë nuk e bën”, përfundoi Valverde.
Ndryshe, Barcelona vazhdon të mbetet lider i La Ligës me 51 pikë, përkatësisht ka gjashtë më tepër se Real Madridi.
Zogaj: Po flitet për rikthimin e Osmanit në LDK, do ta anali...
Mjekët e rinj të Vlorës, Rama: Shembull përkushtimi dhe prof...
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...