Një zjarr ka përfshirë rreth mesditës së kësaj të enjteje, një banesë në zonën e Shkozës në kryeqytet.
Flakët janë pikasur në një banesë të katit të tretë, të një prej pallateve të ndërtuara në kuadër të nismës së banesave sociale për njerëzit në nevojë, nga Bashkia e Tiranës, transmeton top channel.
Në vendngjarje shkuan policia dhe zjarrfikës për të shuar flakët dhe për të hetuar mbi shkaqet dhe rrethanat e rënies së tij.
Megjithatë, nga incidenti nuk janë shënuar të lënduar, pasi të gjithë banorët e pallatit janë evakuuar në kohë.
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...