Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ka probleme të mëdha në Këshillin e Sigurimit, që një numër vendesh kundërshtojnë fuqishëm mbajtjen e takimeve mbi Kosovën një herë në tre muaj.
Mbetet e paqartë nëse do të mbahet seanca e sotme.
Pesë vende që nuk e kanë njohur Kosovën këmbëngulin që sesioni për Kosovën të mbahet.
Në raportin e rregullt mbi Kosovën, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësimin lidhur me tensionet në rritje midis Prishtinës dhe Beogradit.
Ai u ka kërkuar krerëve të të dyja vendeve që të përmbahen nga lëvizjet që mund të rrezikojnë më tej situatën në terren, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, problemi më i madh në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë është taksa prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, e vendosur në nëntor nga autoritetet e Kosovës.
Raporti i ri i OKB-së mbi Kosovën u është dorëzuar ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit në një kohë kur ende nuk dihet nëse Kosova do të jetë në rendin e ditës së mbajtjes së sesionit të veçantë për shkak të kundërshtisë që ka ardhur nga vendet perëndimore.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës