Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot mbledhje në të cilën do të diskutoj për Kosovën.
Kjo është bërë e ditur nga uebfaqja e OKB-së.
Në këtë mbledhje Vlora Citaku do të përfaqësoj Kosovën ndërsa Serbinë Ivica Dacic, shkruan arbresh.info/
Sipas programit të punës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York për ditën e sotme, mbledhja parasheh diskutime për raportin tremujor të punës së UNMIK-ut.
Mbledhja do të fillojë në ora 15 me orën lokale ose 21 me orën evropiane.
Deri në momentet e fundit nuk dihej nëse do të diskutohej për Kosovën pasi katër shtete, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kundërshtuan që raporti i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën të jetë në rend të ditës.
Kujtomë se kohëve të fundit ka pasur tensione mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të vendosje së taksës nga Qeveria e Kosovës.
Ndërsa dialogu mes dy vendeve pritet të sjell shumë shpejt një marrëveshje finale./Arbresh.info/
Statistika shqetësuese – Për katër muaj, shtatë persona humb...
Irani: Anijet e Marinës amerikane që përpiqen t’i bllokojnë ...
Yamal para ndeshjes me Atleticon: Nuk ka mbaruar ende, “remo...
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...