Barcelona dhe Real Madridi janë ndarë baras në El Clasicon e zhvilluar në Camp Nou mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Malcom barazoi shifrat në minutën e 57′ të ndeshjes duke mohuar golin e hershëm nga Lucas Vazquez në minutën e 6′ për të lënë gjithçka të vendoset në takimin kthyes më 27 shkurt, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi brazilian i Barcelonës është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje – 8.4. Anësori shfaqi një paraqitje mjaftë të mirë para 92 mijë tifozëve në Camp Nou dhe realizoi golin e barazimit në pjesën e dytë të ndeshjes.
Me notë të lartë te skuadra nikoqire janë vlerësuar edhe Semedo (7.5) dhe Gerard Pique (7.1).
Te Real Madridi lartë janë vlerësuar sulmuesi Karim Benzema (7.3) që kontriboi me një asistim dhe autori i golit Lucaz Vazquez (7.6).
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është mbrojtësi dhe kapiteni i ‘Los Blancos’, Sergio Ramos (6.0)./arbresh.info/

Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri