Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka refuzuar të hedhë poshtë nënshkrimin me yllin e Real Madridit – Iscon.
Ylli në Bernabeu ka pasur probleme gjatë muajve të fundit për të qenë i pranishëm në fushë, veçanërisht qysh pas arritjes së Santiago Solarit, transmeton portali arbresh.info.
Isco gjithmonë ka insistuar se dëshiron të vazhdoj qëndrimin në Real Madrid, por ka qenë shpesh subjekt i spekulimeve për transferim gjatë muajve të fundit dhe Manchester City është shfaqur si skuadra favorite për nënshkrimin me të.
Tani, presidenti i Barcelonës, Bartomeu, është pyetur rreth ofertës tronditëse për shërbimet e Iscos në të ardhmen dhe ka lënë të kuptohet se kjo do të ishte joshëse.
“Nëse trajnerët tanë kërkojnë për një lojtar dhe ata dëshirojnë të largohen nga Madridi, sigurisht, ne do të nënshkruanim me të”, ka thënë ai për gazetën spanjolle El Partidazo.
“Por, kjo nuk ka ndodhur që kur kam qenë unë këtu. Këtu nuk ka veprime pa agresion. Secila përpiqet për të bërë skuadrën e tyre më kompetitive”
“Isco? Për hirë të Real Madridit, unë do të flas me presidentin (Florentino Perez)”
Isco vazhdon të ketë probleme për të gjetur kohë në fushë te kryeqyteti spanjoll./arbresh.info/
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...