Cristiano Ronaldo mund të luaj së bashku me Lionel Messin në rast se vije mundësia.
Ky është opinioni i presidentit të Barcelonës – Josep Maria Bartomeu, transmeton portali arbresh.info.
Rivaliteti i gjatë mes dyshes tani ka pësuar një rënie me transferimin e ish yllit të Real Madridit te Juventusi verën e kaluar.
Kur Ronaldo ishte në La Liga, dyshja shkëlqenin nën garën e ashpër mes tyre për Këpucën e Artë dhe titullin. Por, që nga momenti kur Real Madridi humbi yllin e tyre, at nuk kanë qenë në gjendje për t’i bërë konkurrencë gjigantit katalunas.
Megjithatë, ata synojnë t’i japin fund kësaj kur të luajnë mbrëmjen e sotme në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës.
Duke folur para ndeshjes, Bartomeu refuzoi për të hedhur poshtë idenë që Ronaldo dhe Messi mund të luajnë së bashku me njëri-tjetrin.
“Lojtarët e mirë janë gjithmonë të përshtatshëm”, ka thënë Bartomeu për radio stacionin spanjoll Partidazo of Cope.
“Ata do të kuptonin njëri-tjetrin për mrekulli”
Bartomeu është gjithashtu duke shpresuar për të blinduar në skuadër superyllin argjentinas duke i dhuruar një kontratë për të vazhduar qëndrimin e tij në Camp Nou.
Ndeshja mes dy rivalëve të El Clasicos fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë p...
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar