Zhdukja e Emiliano Salas është ende duke u diskutuar rreth botës pasi avioni i tij humbi gjatë fluturimit të tij nga Nantes te Cardiff City.
Maximiliano Duarte, një shok i afërt i futbollistit, i ka drejtuar gishtin duke fajësuar reprezentuesit e lojtarit, transmeton portali arbresh.info.
“Ai është përgjegjës”, ka thënë Duarte drejtuar reprezentuesve të America Noticias.
“E vërteta e madhe prapa gjithë kësaj është se këtu është një keqbërës sepse Emiliano nuk kishte vendosur kurrë për të shkuar në atë avion”
“Këto janë të gjitha obligime dhe si një lojtar profesional ai pranoi”
“Emi ishte i detyruar të hynte në atë avion atë mbrëmje”
Willie McKay ishte reprezentuesi i lojtarit, i cili aranzhoi avionin Piper Malibu për të dërguar atë nga Nantes në Cardiff.
Mbetjet e avionit të tij janë gjetur 13 ditë pas zhdukjes dhe tani sapo ka filluar nxjerrja e një trupi nga mbetjet e tij nën ujë./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...