Fabinho ishte një nga transferimet e Liverpool që bëri bujë të madhe.
Braziliani kaloi në “Anfield” nga skuadra e Monacos, për të përforcuar kështu mesfushën e skuadrës së Liverpool.
25 vjeçari nuk e pati të lehtë të debutonte tek Liverpool, duke qëndruar për disa ndeshje radhazi në bankën rezervë.
Ai është kthyer për të komentuar këtë fillim të vështirë të tijin.
“Fillimi i sezonit nuk ishte i lehtë, por e dija se duhet të jem i durueshëm dhe të punoj fortë në stërvitje, që të fitoj shansin” ka thënë Fabinho.
“Mendoj se jam përmirësuar dhe vetëbesimi im është ngritur. Tani jam duke luajtur mirë dhe duhet të vazhdojë kështu” ka thënë ndër të tjerash ai.
Fabinho është inkuadruar nga Jurgen Klopp në disa pozita këtë sezon. Ai madje ka luajtur një ndeshje si qendër mbrojtës.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër