Kështu ka thënë Lubomir Pantoviq, avokati i tij për agjencinë serbe të lajmeve me bazë në Republikën Serbe në Bosnje, “Srna”.
Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit që Gjokiqi të mbetet në paraburgim deri në marrjen e një vendimi, i cili, sipas Pantoviqit, palës mbrojtëse do t’i dorëzohet të dielën ose të hënën.
“Prokurori ka kërkuar që Gjokiqi të mbetet në paraburgim prej 30 ditësh, por klienti im, duke demantuar akuzën, ka paraqitur dëshmi valide që hedhin poshtë pretendimet e prokurorisë”, tha Pantoviqi.
Gjokiq (48 vjeç) u arrestua mbrëmë në pikën kufitare të Jarinjës nën dyshimit për krime lufte gjatë luftës në Kosovë. Ai u arrestua në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore – Departamenti për Krime të rënda në Pejë, ndërsa sot nga qendra e paraburgimit në Prishtinë u dërgua në Pejë, ku do të qëndrojë deri në marrjen e vendimit shkruan Koha.net
Sipas kësaj agjencie të lajmeve, Gjokiqi, pas luftës në Kosovë, të cilës i referohet si “konflikt”, si person i zhvendosur, për më shumë se 10 vjet jetoi në Mitrovicë, e më pastaj u zhvendos me familje në Beograd. Gjithnjë sipas “Srna-s”, në momentin e arrestimit, Gjokiqi ishte nisur për në Mitrovicë që ta dërgonte djalin e tij tek gjyshja gjatë pushimit shkollor.
Arrestimin e tij e ka dënuar edhe e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, e cila ka thënë se “ky arrestim është edhe një dëshmi se Prishtina nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga fushata e frikësimit të popullatës serbe në Kosovë e Metohi duke abuzuar me të ashtuquajturat dokumentet e fshehta për të dyshuar për krime lufte”.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...