Napoli dhe Sampdoria kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin San Paolo në kuadër të xhiros së 22-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët nuk kanë shkuar që nga dhjetori i vitit 2017 në tri ndeshje kompetitive pa asnjë fitore, por se a do të ketë mundësi Sampdoria për të siguruar dy fitore radhazi kundër tyre për herë të parë që nga prilli i vitit 1998, kjo mbetet të shihet.
Napoli nuk ka humbur ende asnjë ndeshje në shtëpi brenda këtij sezoni dhe disfata e tyre e fundit vjen nga marsi i vitit të kaluar.
Mbrojtësi shqiptar, Elsied Hysaj, i cili feston sot ditëlindjen e tij të 25-të, është pjesë e formacionit startues të përzgjedhur nga Carlo Ancelotti.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 18:00./arbresh.info/
NAPOLI (4-4-2): Meret; Hysaj, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Hamsik, Zielinski; Insigne, Milik.
Sampdoria (4-3-1-2): Audero; Bereszynski, Andersen, Colley, Murru; Linetty, Ekdal, Jankto; Ramirez; Defrel, Quagliarella.
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa
Ndryshime në diplomaci, riformatohet shërbimi i jashtëm, kus...
Kylian Mbappe jep shenja se kë e do si trajner të Real Madri...
Ministri Krasniqi: Oferta e Kurtit për LDK-në gjeneroze, zgj...
Tradhtia, alkooli e droga – shkaktarët kryesorë të divorceve...