Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini ka pasur një telefonatë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ajo këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter.
“Fola me presidentin Hashim Thaçi: Përsërita se tarifat duhet të revokohen kështu që dialogu të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Normalizimi i marrëdhënieve të rëndësishme për Kosovën, Serbinë, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. Nuk ka më kohë për të humbur”, tha Mogherini.
Ndërkohë që edhe presidenti Thaçi ka komentuar mbi postimin e saj në Twitter.
“Faleminderit Frederica. Kosova është e angazhuar dhe e unifikuar në qëllimin tonë për të mbyllur kapitullin e dhimbshëm të së kaluarës përmes dialogut me Serbinë, të ndihmuar nga BE. Marrëveshja gjithëpërfshirëse e paqes do të sjellë pajtimin midis vendeve tona dhe do të mundësojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi.
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...