Duke folur lidhur me gabimet e Qeverisë Haradinaj, sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku ka thënë se gabimi i parë është ai i ngritjes së pagave, ndërsa gabimi i dytë sipas është ai demarkacioni.
Lidhur me taksën 100 për qind të vendosur për prodhimet e Serbisë, Maloku tha se është më tepër një lloj satisfaksioni moral i kësaj qeveri dhe e kryeministrit Haradinaj për t’i zhbërë këto dy gabime.
“Gabimi i parë është ai i ngritjes së pagave, që menjëherë si hyni me atë deliriumin e vetëkënaqësisë si kryeministër dhe aty u bë një gabim kardinal që sot i kemi pasojat që po reflektohen përmes grevës, ku po krijohen ripozicionime të reja se fakti që gjithë kjo tollovi rreth grevave është pasojë që njerëzit, qytetarët e rëndomtë po thonë kur i kanë ngrit rrogat qeveria pse mos mi ngrit edhe ne”, ka thënë Maloku në RTV 21.
“Gabimi i dytë për mendimin tim i kësaj qeverie është puna e demarkacionit, na shkun huq tetë mijë hektar dhe aty ne humbëm. Taksa është për mendimin tim një lloj satisfaksioni ma tepër moral i kësaj qeveri dhe vetë kryeministrit Haradinaj për t’i zhbë këto dy gabime”, ka thënë Maloku më tej.
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës