Një person është përplasur nga një makinë mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradec.
Sipas policisë mësohet se 38 –vjeçari me inicialet G.H, që po lëvizte si kalimtar në anë rrugës, është aksidentuar rreth orës 20:10, në aksin rrugor Pogradec-Buçimas, në afërsi të një karburanti.
Mësohet se pas ngjarjes së ndodhur policia ka shoqëruar në komisariat 60-vjeçarin Maliq Purbollari, i cili mësohet po drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz”, kur ka humbur kontrollin e mjetit duke përplasur 39-vjeçarin. Mësohet se i plagosuri, është dërguar në Spitalin e Pogradecit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Pogradec
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
M.P, 60 vjeç, banues në Pogradec.Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 30.01.2019, rreth orës 20:10, në aksin rrugor Pogradec-Buçimas, në afërsi të një karburanti, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz”, ka aksidentuar shtetasin G.H, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para