Qeveria e Bullgarisë sot ka hyrë në histori si vendi i parë anëtarë i NATO-s e cila e ka miratuar draft protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këshilli ministror për punë të jashtme tani vetëm se ka autorizuar delegacionin e tij të cilët në ditët në vijim duhet ta nënshkruaj protokollin në Bruksel për pranim të Maqedonisë në NATO, njoftojnë mediat bullgare.
Pasi që ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s ta nënshkruajnë protokollin, do të pason miratimi i dokumentacionit në Kuvendet kombëtare. Pritet që Greqia të jetë vendi i parë që do ta ratifikojë.
Procesi i ratifikimit të protokollit do të lëvizë me shpejtësi. Maqedonia mund të bëhet anëtare e NATO-s që në Samitin e qershorit.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...