Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka ndarë sot çmimin “Shkencëtar i vitit” dhe “Shkencëtar i ri i vitit” për vitin 2018, çmim ky tradicional që iu ndahet shkencëtarëve të dalluar në punën e tyre kërkimore shkencore gjatë vitit.
Çmimi “Shkencëtar i Vitit”, iu nda Driton Velës nga Departamenti i Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ndërsa, çmimi “Shkencëtar i ri” iu nda Valdet Ukës nga dega e Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me këtë rast, ministri Bytyqi uroi fituesit e çmimit dhe i përgëzoi ata për angazhimin në punën e tyre kërkimore shkencore, njëherësh i inkurajoi që të vazhdojnë më tutje me veprimtarinë e tyre.
Ministri Bytyqi theksoi nevojën më të madhe të angazhimit institucional në përkrahje të hulumtuesve shkencor, ndërsa tha se duhet të shfrytëzohen edhe mundësitë e përfitimeve nga fondet ndërkombëtare.
Sipas njoftimit për media, Bytyqi përmendi anëtarësimin në COST, e po ashtu edhe programin Horizon 2020 si mundësi të mira për hulumtuesit shkencor, në mënyrë që të anavcohet hulumtimi e shkenca në Kosovë, por edhe të ndërkombëtarizohet.

Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut