Ndikimi i presidentit Hashim Thaçi te deputetët e PDK-së ka lëvizur pozicionet e koalicionit qeverisës. Partneri i madh në Qeveri (PDK) ka dalë kundër qëndrimeve të AAK-së dhe të Nismës për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Kryeministri Haradinaj, duke komentuar heqjen e taksës, pati thënë se “bora do të shkrihet dikur”, ndërsa Thaçi ka ironizuar se “bora ka zënë të shkrihet shpejt…, uroj të mos bëhet skllotë”, shkruan Gazeta “Zeri”.
Taksa e vendosur ndaj produkteve serbe ka nisur të bëhet “mollë sherri” mes partnerëve të koalicionit qeverisës. Ndonëse para më shumë se dy muajsh, kur u mor vendimi për vendosjen e saj, partnerët e koalicionit u paraqitën me një zë, në ditët e fundit janë shpërfaqur përplasje qëndrimesh mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.
Derisa Haradinaj ka vendosur pesë kushte ndaj SHBA-së e BE-së për pezullimin e taksës, Veseli ka kundërshtuar haptazi një gjë të tillë. Kjo pasi, siç kryekuvendari është shprehur, gjuha e kushtëzimeve ndaj partnereve si SHBA-ja dhe BE-ja nuk e ndihmoi aspak Kosovën. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ky diskurs i Haradinajt e Veselit flet qartazi për thellimin e përçarjes brenda koalicionit qeverisës.
Man United i pandalshëm në epokën e Carrick, fiton edhe ndaj...
Policia e Kosovës: Janar–dhjetor 2025, 99 aksidente fatale m...
Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimi...
BE kritikon Hungarinë pas vetos ndaj kredisë 90 miliardë eur...
Napoli merr një lajm të mirë sa i përket gjendjes së De Bruy...
Shi dhe erë e fuqishme, parashikimi i motit për nesër