Me dy golat e shkëlqyera, sulmuesi Krzysztof Piatek e ka dërguar në gjysmëfinale skuadrën e tij të re.
AC Milani është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë me fitoren mbrëmjen e sotme (e martë) me rezultat 2 me 0 kundër Napolit të Elsied Hysajt, i cili nuk ishte ftuar fare për këtë takim nga trajneri Carlo Ancelotti, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi i ri polak i kuqezinjve, Kryzsztof Piatek, i cili finalizoi transferimin e tij në San Siro këtë janar për 35 milionë euro, e ka nisur në formë perfekte karrierën e tij te skuadra nën udhëheqjen e Gennaro Gattusos duke shënuar dy gola dhe duke ia siguruar një fitore mjaftë të rëndësishme “Rossonerëve”.
Reprezentuesi polak hapi llogarinë e tij në minutën e 11′ pas një super asistimi nga Diego Laxalt ndërkohë që shënoi supergol derisa po zhvillohej minuta e 27′.
Rivali i ardhshëm i AC Milanit në kuadër të Kupës së Italisë do të jetë fituesi i ndeshjes Lazio – Inter që zhvillohet mbrëmjen e së enjtes./arbresh.info/
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë