Një satelit i ri pret miratimin e Ministrisë iraniane të Mbrojtjes në mënyrë që të lansohet në hapësirë, tha sot një zyrtar iranian, pas korrigjimit që është bërë me bartësin e satelitit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Sateliti ‘Doosti’ (Miqësia) do të lansohet së shpejti”, tha ministri i Komunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Mohammad Javad Azeri Cehromi.
“Presim që Ministria e Mbrojtjes të caktojë një kohë dhe vend të përshtatshëm”, tha ai.
Sateliti i vetëm që është prodhim iranian, ka një peshë prej 52 kilogramë dhe është projektuar për qëllime civile.
Më 15 janar, sateliti i prodhimit vendor Peyam (Mesazhi), u lansua në hapësirë, megjithatë dështoi faza e hyrjes së satelitit në orbitë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Franca e dënuan lansimin dhe pohuan se ka shkelur rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
SHBA-të thanë se Irani “përmes aktiviteteve satelitore, fsheh programin e raketave balistike ndër-kontinentale me të cilin kërcënon Lindjen e Mesme dhe Evropën”.
Irani nga ana e tij tha se raketat e zhvilluara janë konvencionale dhe se aktivitetet satelitore janë për qëllime civile.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot