Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë në Samitin e vendeve të Ballaknit që do të zhvillohet në Tiranë në fillim të muajit mars.
Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në një takim të zhvilluar me homologun slloven. Në konferencën e përbashkët për mediat të Presidentit slloven dhe atij të Serbisë, ky i fundit tha se samiti do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin.
Presidenti Vuçiç tha se duke parë situatën aktuale, për zgjidhjen e problemeve me Kosovën duhet të dëgjohen edhe interesat e shqiptarëve, raporton “Bota Sot”.
“E di se askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë fjali, por është thelbësore që të shohim edhe interesat e tjetrit dhe të bëjmë përpjekje të arrijmë kompromis”, është shprehur ai gjatë konferences për mediat.
Kështu diskutimet mes Serbisë dhe Kosovës pritet të jenë temë edhe në Tiranë në Samitin e Brdo-Briunit që mbahet në datat 7 dhe 8 mars.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë