Marrim një tas transparent ose një gotë dhe e mbushim me ujë. Vendosim në të vezën dhe shohim:
Nëse veza qëndron poshtë në fund të tasit dhe paralelisht me të, është vezë e tre ditëve të fundit.
Nëse qëndron në fund, por në kënd, është afërsisht 7-8 ditore.
Nëse formon një kënd më shumë se 60º dhe fillon të ngrihet lart, është më shumë se dy javësh
Nëse ngjitet lart, atëherë ka të paktën një muaj, kështu që nuk duhet ta hani.
Pse ndodh ky ndryshim? Vezët e freskëta kanë në brendësi një xhep me ajër. Sa më shumë ditë të kalojnë, aq më shumë zmadhohet xhepi i ajrit në brendësi dhe aq më shumë ngushtohen e bardha dhe e verdha e vezës. Kjo e bën atë më të lehtë çdo ditë që kalon./Arbresh.info/
Barcelona ka gati të hap një tjetër pjesë të “Spotify ...
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...
Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri
Ushtria izraelite thotë se vrau një anëtar të Forcës Quds të...
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund ...
Drita njofton mbylljen e bashkëpunimit me Derrick Bonsu