Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior, ka thënë se dëshiron të luajë bashkë me yllin e Paris Saint-Germainit, Neymarin, duke e vlerësuar si lojtarin që e frymëzon atë më së shumti në futboll.
18-vjeçari, i cili ende nuk e ka bërë asnjë paraqitje për ekipin kombëtar të Brazilit, u transferua në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar dhe i ka bërë 10 paraqitje për klubin e tij këtë sezon, transmeton Gazeta Express.
Ai ka filluar ta gjejë ritmin e tij në skuadrës e Real Madridit që e ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve për tri vjetët e fundit radhazi. Gjatë kohës së fundit, ai e ka shfaqur talentin që e kishte bindur Real Madridit ta transferonte nga Flamengo.
Megjithatë, idhulli i Viniciusit është ish-ylli i Barcelonës, Neymari. Viniciusi shpreson se do të arrijë të mësojë nga Neymari përmes mundësisë për të luajtur së bashku në të njëjtin ekip.
“Unë dua të luaj me Neymarin sepse ai është idhulli im. Ai është një djalë që e kam shikuar që kur isha i vogël dhe që kur kishte filluar në Santos. E kam ndjekur atë nga afër. Kam një adhurim të mrekullueshëm për të dhe ai e di këtë gjë”, ka thënë Viniciusi.
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...