Mentor Mazrekaj është në kërkim të një skuadre të re.
Mesfushori kosovar, stinorin vjeshtor e kaloi te skuadra e Ferizajt, raporton Zeri.info.
Ditët e fundit, ai i ka kaluar në Norvegji, por tani synon të rikthehet në Superligën e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari përmes llogarisë së tij zyrtare në Facebook.
“Pas një eksperience të shkurtër në Norvegji, jam rikthyer në Kosovë, ku këto ditë do të shikoj se në cilën skuadër do ta vazhdoj pjesën e mbetur të kampionatit”, shkroi Mazrekaj.
Përndryshe, Mazrekaj më parë ka luajtur edhe te Prishtina e Partizani./Zëri/
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...