Liverpool ka hapur bisedime me Brescian për Sandro Tonalin.
E përditshmja sportive italiane, “Gazzetta dello Sport” shkruan sot se negociatat mes dy klubeve kanë nisur.
Skuadra italiane që bën pjesë në Serie B, po kërkon 38 milionë euro për 18-vjeçarin e talentuar.
Vetëm javën e kaluar, presidenti i klubit, Massimo Cellino ka zbuluara interesimin e ekipit anglez.
“Po, Romakët më kanë pyetur për Tonalin”, tha Cellino, i cili nuk dëshiron të humb shërbimet e mesfushorit, shkruan Telegrafi.
“Kam folur për të me [drejtorin] Baldissoni disa herë, por dua ta mbaj djalin sa më gjatë që të jetë e mundur. A është gati? Nuk e di, ai është 18-vjeçar”.
“Por Liverpool gjithashtu më kontaktoi pak kohë më parë. Edhe ata janë të interesuar”, pohoi ai.
Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 36 paraqitje për ekipin duke shënuar tre gola gjersa është pjesë e U19 të kombëtares së Italisë.
Dëmtohet sërish kyçja për në Mazgit, ministria del me njofti...
Hamilton: NATO i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në ...
Gjiganti spanjoll mendon transferimin e Salahut
Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuro...
Vihet gurthemeli për ndërtimin e Pediatrisë në Gjilan
Dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë i aku...