Klubi francez, Monaco ka zyrtarizuar ardhjen e Gelson Martins nga Atletico Madridi.
Sulmuesi anësor portugez u transferua në verë nga Sportingu te Atletico si lojtar i lirë shkaku i disa mos-marrëveshjeve me klubin e tij.
Megjithatë, Martins ka dështuar të tregoj vlerat e tij nën drejtimin e Diego Simeones dhe ka luajtur pak në këtë gjysmë sezon.
Kjo ka bërë që portugezi të kërkoj skuadër të re, ndërsa edhe Atletico ka qenë e hapur për huazimin e tij.
Kështu edhe ka ndodhur pasi Los Colchoneros kanë arritur marrëveshje huazimi me Monacon për Martins.
“AS Monaco është e gëzuar të shpallë ardhjen e Gelson Martins në huazim nga Atletico Madrid deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e klubit francez.
Njoftimin për huazimin e Martinsit e ka dhënë edhe klubi spanjoll në faqen e tyre zyrtare.
“Marrëveshje me Monacon për huazimin e Gelson Martins deri në fund të sezonit”, thuhet në postimin e Atleticos.
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel