Temperatura rekord janë regjistruar në Australi. Autoritetet në shumë zona janë në alarm për shkak të rrezikut nga zjarret.
Termometri ka shkuar në 42 gradë Celsius. Sipas autoriteteve, Uellsi i Ri Jugor po përballet me një thatësirë të plotë. Rreth 7,000 banesa kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të nxehtësisë.
Kjo valë ekstreme e të nxehtit po shkatërron faunën dhe florën. Vetëm në qytetin Allis Springs kanë ngordhur mbi 100 kuaj të egër. Rreth një milionë peshq janë gjetur të ngordhur përgjatë brigjeve të lumenjve në Australinë Perëndimore.
Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të kufizojnë aktivitetin fizik.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4