Qeveria e Kosovës nuk mund t’u ofroj zgjidhje dhe t’i plotësoj kërkesat e mësimdhënësve për të ndryshuar koeficientin në Ligjin për pagat.
Deputetja e AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Teuta Haxhiu në një intervistë për portalin arbresh.info ka thënë se nuk është në kompetencat e qeverisë ndryshimi i ligjit për paga.
Sipas saj, këtë duhet ta bëjnë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Kërkesat e mësimdhënësve nuk kanë të bëjnë me mësimdhënësit kërkesat e mësimdhënësve janë ndryshimi i koeficientit. Ndryshimi i koeficientit bëhet në ligjin për pagat. Ligji për pagat është në duart e deputetëve pra në komision në shqyrtim dhe pas përfundimit të punës në komision vihet ne seancë në leximin e dytë, që unë besoj që do të jetë në fund të muajit”, ka thënë ajo.
Deputetja Haxhiu ka thënë se mësimdhënësit kanë të drejt në kërkesën e tyre sepse sipas saj, në ligjin e ri për paga ata nuk janë të barabartë me sektorët tjera.
“Mësimdhënësit kanë te drejtë dhe kërkesat e tyre janë të arsyeshme, koeficientet ne ligjin siç ka ardh nuk ka qenë koeficienti meritor krahasuar me sektorët e tjerë. Ne jemi për të ndryshuar koeficientin por atë nuk e ndryshon Kryeministri e qeveria, por e ndryshojnë deputetët dhe Kuvendi”, deklaroi ajo.
Haxhiu po ashtu ka folur edhe për ligjin për paga duke thënë se përmes miratimit të këtij ligji do të rregullohen shumë fusha dhe sektorë të ndryshme që më vite kanë pasur probleme me pagat.
Po ashtu Haxhiu ka folur edhe për grevën e SBASHK-ut duke thënë se ata nuk kanë zgjedhur rrugën e duhur për të kërkuar realizimin e kërkesave të tyre./arbresh.info/
Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëven...
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bë...
Hoxha takon Kos: Vlerësimi pozitiv i IBAR pasqyron përpjekje...
Haxhiu: Partneriteti me Italinë vazhdon në rrugën e përbashk...
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës