Një varg huqjesh në Projekligjin për pagat në sektorin publik kanë shkaktuar pakënaqësi, për të cilat Qeveria e Kosovës ishte paralajmëruar më kohë.
Për këto u bënë paralajmërime edhe përmes Ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, rreth koeficientëve në sektorë dhe pozita të caktuara, për të cilat thuhet se nuk janë në harmoni me parimin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian “pagë e barabartë për punë të barabartë ose punë me vlerë të barabartë”, shkruan arbresh.info.
“Përfundojmë se Shtojca nr.1 (koeficientët në sektorë të ndryshëm) e ‘Projektligjit për Paga në Sektorin Publik’ shkel këtë parim, duke krijuar pabarazi në mes të zyrtarëve publik në pozita të njejta, e që bëjnë punë të njejtë. Për më tepër, kjo pabarazi vjen si rezultat i mosdefinimit të mungesës së kritereve të përcaktimit të ‘klasës’, e cila në mënyrë arbitrare është përaktuar në shtojcën nr.1 të projektligjit në fjalë, përderisa në ‘Projektligjin për Paga në Sektorin Publik’ është lënë të definohet me akt nënligjor. Një situatë e tillë është e rrezikshme dhe sjellë pasiguri, juridike të tillë që mund të degradojë situatën aktuale. Rrjedhimisht’ Projektligji për Paga në Sektorin Publik’ nuk është në përputhje me një nga parimet bazë të aquis të BE-së, respektivisht parimin e pagës së barabartë për punë të barabartë ose punë me vlerë të barabartë,” thuhet në raportin e artikuluar nga zyra e ministres Hoxha.
Projektligji që ka ngjallur pakënaqësi në secilin dikaster publik, ka edhe një varg gabimesh tjera përmnajtësore dhe teknike. Përmbajtësoret tashmë janë publike përmes pakënaqësive të shprehura me grevën në arsim, shëndetësi, dogana, zjarrëfikës, Policinë e Kosovës, shërbyes civil dhe pakënaqësi të tjera nga agjencione të ndryshme shtetërore.

Vështirë se do të vijë deri tek hyrja në fuqi dhe zbatimi, në këtë formë, por gjithësesi, brenda projektligjit nga “huqje” përmbajtësore sa i përket kësaj.
Neni 29 i projektligjit parashah nxjerrjen e akteve nënligjore dhe si i tillë, i bie që aktet nënligjore hyjnë në fuqi para hyrjes së ligjit, me vet faktin se procedura e hyrjes në fuqi të këtij ligji merr më shumë se gjashtë muaj kohë, përfshirë procedurat admimistrative, nënshkrimi i Kryetarit të Kuvendit e deri te dekretimi apo mosdekretimi i tij, ndërsa ky ligj parashihet të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas publikimit në gazetën zyrtare.
“Propozojmë që hyrja në fuqi e akteve nënligjore të parashihet jo më herë se hyrja në fuqi e ligjit,” thuhet në opinionin ligjor të projektligjit, shkruan arbresh.info.
Sipas projektligjit aktual në nenin 27, në paragrafin e tretë thuhet se “Funksionarët dhe zyrtarët publikë të angazhuar/rekrutuar pas miratimit të këtij ligji përfitojnë pagën sipas këtij ligji”.
Por, edhe ky paragraf bie në kundërshtim me nenin 32 ku saktësohet se ky ligj hyn në fuqi gjashtë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Edhe në nenin 30 thuhet se me “miratimin e këtij ligji” ndalohet çdo ndryshim në strukturën, komponentët apo nivelet e koeficintëve.
“Të riformulohet dhe kufizohet në afatin e hyrjes në fuqi e jo të miratimit. Ky ligj hynë në fuqi gjashtë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Përndryshe nëse mbetet kështu siç është nuk prodhon efekt juridik,” thuhet në raportin preliminar të projektligjit, dhe pavarësisht këtij propozimi në nëntor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka proceduar Projektligjin për Paga të Sektorit Publik duke mos përfillur këto rekomandime.

Projektligji është po ashtu edhe në kundërshtim me Standardet e hartimit të akteve normative, përmes të ciliave parashihet që neni nuk mund të ketë më shumë se tre apo katër paragrafë, “kur duhet më shumë paragrafë, hartuesi i aktit normative duhet të marrë në konsideratë ndarjen e tekstit në disa nene.
Me gjithë vërejtjen e marrë në raportin preliminar, Projektligji për Paga në Sektorin Publik ka shatë nene që kanë deri në dhjetë paragrafë.

Për më tepër, skandaloze dhe e bënë tejet joserioz këtë projektligj edhe “huqjet” në renditjen e kapitujve. Derisa në versionin shqip mungon kapitulli i tetë, në versionin anglisht dhe serbisht mungon kapitulli shtatë.

Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria e Kosovës projektligjin më 7 shtator të vitit të kaluar. Më 25 tetor u miratua në lexim të parë, derisa aktualisht ky projektligj është në shqyrtim të komisionit funksional. Pas shqyrtimit në katër komisione tjera, pritet të shqyrtohet për miratim edhe në leximin e dytë, premtim ky i krerëve të shtetit se do të ndodhë më 31 janar të këtij viti./arbresh.info/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...