Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot i vranët dhe me kthjellime. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Shtypja atmosferike vazhdon të jetë në rritje. Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.
Sasitë e reshjeve të borës së fundit kanë shënuar këto vlera:
Prishtinë 11 cm, Pejë 16 cm, Podujevë 34 cm, Mitrovicë 13 cm, Ferizaj 24 cm.
Ndërsa në viset malore sasitë e reshjeve kanë lëvizur ndërmjet 40-60 cm”, njofton IHMK
Formacionet zyrtare, Ferizaj – Dukagjini: Dy ekipet pë...
Paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve për kërcënim të votuesve...
Raporti policor për incidentin me eskortën e Kurtit në Skend...
Haxhiu përkujton viktimat e Masakrës së Stagovës
Rubio: Ka shpresa për marrëveshje me Iranin, por taksa në Ho...
Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Vushtri, arrestohet ...