Prej të martës pritet të nisë një grevë e re e universiteteve publike në Kosovë. Kjo për shkak se Agjencia e Akreditimit ka tërhequr akreditimin e 40 programeve në universitetet publike. Agjencia kishte marrë këtë vendim pa u bërë asnjë vlerësim i ekspertëve për programet qysh kishte ndodhur kur u është dhënë licenca. Qeveria dhe as Ministria e Arsimit s’kanë kthyer përgjigje ndaj kërkesave të Rektorëve
Asnjë prej dy kërkesave kryesore të udhëheqësve të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë nuk është përmbushur nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit.
S’ka ndodhur shkarkimi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe as nuk është tërhequr vendimi për t’ua tërhequr akreditimin e 40 programeve nëpër universitete publike që kanë pasur akreditim edhe për disa vite.
Nëse këto kërkesa s’plotësohen deri të hënë, atëherë, një ditë më vonë shtatë universitetet publike kanë thënë se do të marrin vendim për të hyrë në grevë.
Udhëheqësi i universitetit më të madh publik në Kosovë ka konfirmuar se asnjë prej kërkesave të rektorëve nuk është plotësuar nga Qeveria.
“Jo ende s’kemi marrë përgjigje nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria”, ka thënë Dema.
Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema, Rektori i Universitetit të Pejës Fadil Millaku, ai i Mitrovicës Alush Musaj, i Gjilanit Bajram Kosumi, i Ferizajt Agron Bajraktari dhe rektori i Gjakovës Agron Buza iu drejtuan me një letër ministrit të arsimit Shyqyri Bytyqit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj që t’i plotësojnë kërkesat e cekura më lartë në të kundërtën do të hyjnë në grevë, Express.
Kërkesa e rektorëve ishte dërguar të hënën e kaluar.
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...