Mark Zuckerberg siguroi edhe një herë se Facebook nuk shiste të dhënat personale të përdoruesve të tij, një lloj leksioni për t’iu përgjigjur kritikave më të fundit në adresë të rrjetit social.
‘’Këto kohët e fundit, shumë pikëpyetje janë ngritur rreth modelit tonë ekonomik, nisur nga kjo dëshiroj t’ju sqaroj mënyrën e funksionimit tonë’’, shkruante drejtuesi i ri në një faqe gazete publikuar të enjten në mbrëmje nga ‘’Wall Street Journal’’,’’ Le Monde’’ dhe media të tjera europiane, ndërsa Facebook do të festojë 15 vjetorin e krijimit më 4 shkurt, transmeton atsh.
Duke sqaruar se reklama, themeli i këtij modeli, mundëson për të financuar shërbimin dhe për këtë arsye ta ofrojmë atë falas, bashkë-themeluesi i rrjetit social justifikon mbledhjen e të dhënave personale në këtë mënyrë. Përdoruesit e internetit na thonë se çfarë lloj reklamash duan të shohin, këto të fundit dp të jenë të përshtatshme për ato.
‘’Për këtë gjë, ne duhet të kuptojnë pikat e tyre të interesit’’, përfundon ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...