Forcat e Armatosura të Shqipërisë, si pjesë e NATO-s, kanë kohë që e kanë rritur dhe shpeshtuar numrin e stërvitjeve ushtarake, qoftë në bashkëpunim me forcat aleate, ashtu edhe vetë.
Një gjë e tillë vjen si pasojë e rritjes së gatishmërisë nga ana e NATO-s, që pas agresionit rus në Lindje të Ukrainës.
Vendet anëtare janë në gatishmëri që t’i kudnërpërgjigjen me forcë Putinit, në rast se do të guxojë të shkojë më në brendësi të Ukrainës, apo edhe të shkelë kufirin e ndonjërit prej vendeve Baltike.
“Tepër e kënaqur që sot isha mes 800 djemve dhe vajzave, pjesë e Forcave tona të Armatosura, të cilët prej një jave po stërviten në Bizë.
Sot pashë një forcë të armatosur në të njëjtin nivel me çdo forcë tjetër të armatosur të Aleancës, një nivel të barabartë krahasuar me çdo ushtar dhe ushtarak, ndaj dhe kam vetëm një fjalë për të thënë: Ju lumtë!” – shkruante ministrja e Mbrojtes Mimi Kodheli në Fb, lidhur me inspektimin që i bëri një përgatitjeje ushtarake gjatë ditës së sotme.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë