Lëndët ushqyese janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e shtatzanisë dhe zhvillimin e fetusit.
Fatmirësisht ka mjaft alternativa për ushqimet që gratë mund të zgjedhin për të plotësuar nevojat e tyre gjatë shtatzanisë. Një shembull perfekt për këtë është dhe kosi.
Në përgjithësi gratë shtatzëna mund të kosumojnë vetëm kos të pasterizuar pasi produktet e bulmetit të cilat nuk janë pasterizuara mund të përmbajnë baktere të cilat mund të dëmtojnë nënën dhe fetusin. Megjithëse shumica e markave që tregtojnë këto produkte, përdorin kos të pasterizuar, është shumë e rëndësishme që të lexoni etiketat e produkteve që blini.
Disa përfitime që keni nga konsumimi i kosit gjatë shtatzanisë.
Parandalon pre-eklampsinë
Në një studim të kryer nga “Khon Kaen University” në Tajlandë u zbulua se gratë shtatzëna që konsumonin një dietë të pasur me kalçium, kishim më pak mundësi për tu prekur nga pre-eklampsia, dhe duke qënë se kosi është i pasur me kalçium ai është një mënyrë e mirë për të shtuar sasinë e kalçiumit në dietën tuaj, transmeton per nenat.
Kocka të forta për nënën dhe bebin
Objektivi parësor i shtatzanisë është furnizimi i bebit me lëndë ushqyese pa vënë në rrezik shëndetin e nënës. Dhe kosi, si të gjitha produktet e tjera të bulmetit përmban kalçium i cili përveçse ndihmon në zhvillimin e kockave të bebit, kujdeset edhe që kockat e nënës të jenë të forta për të përballuar peshën e shtuar gjatë shtatzanisë.
Lehtëson simptomat inflamatore
Kosi është i pasur gjithashtu edhe me probiotikë. Një nga përfitimet e konsumit të këtyre probiotikëve është aftësia e tyre për të qetësuar simptomat inflamatore. Në një studim të kryer së fundmi, konsumimi i kosit rezultoi të ishte efektiv në lehtësimin e simptomave inflamatore në 70% të rasteve.
Parandalon rezistencën ndaj insulinës
Me ndryshimet që ndodhin në trupin e gruas gjatë shtatzanisë ai ka tendencën të zhvillojë një rezistencë ndaj insulinës. Por për shkak të sasisë së lartë të probiotikëve që kosi përmban, ai bën të mundur mbajtjen e një niveli konstant të insulinës në gjak.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...