Rreth 20 vajza kosovare janë të përfshira në luftën e ISIS-it në anën e grupeve militante të shtetit islamik, deklaroi Florim Shatrolli nga grupi anti-terrorizëm në Policinë e Kosovës
Gjatë debatit në tryezën me titull “ Roli i gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë’, Shatrolli tha se këto vajza të reja nën moshën 24 vjecare trajtohen si viktima meqë janë nënshtruar presionit për t’iu bashkuar asaj lufte.
Sipas tij, pjesëmarrëset në këtë konflikt kanë gjendjen e rëndë ekonomike dhe arsimimin të ulët.
Përfaqësues të ndryshëm nga rinia kosovare pjesëmarrës në këtë tryezë fajin ia kanë lënë institucioneve shtetërore për përfshirjen e të rinjve në grupe terroriste, si shkak i mungesës së kushteve ekonomike dhe perspektivës. (INA)
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...