Prokuroria Publike vazhdon me procedurën parahetimore mbi arratisjen e Nikolla Gruevskit. Pa dhënë detaje, prokurori publik, Ljubomir Joveskit, për TV21, deklaroi se deri tash janë mbledhur disa të dhëna, por ende presin video inçizimet e kamerave të sigurisë në vendkalimin kufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Deri tash për arratisjen e Gruevskit janë dëgjuar 20 dëshmitarë, dhe pritet të thirren edhe 4 persona të tjerë. Në pyetjen se a ekzistojnë indicie se ndonjë person zyrtar i ka ndihmuar Gruevskit, Joveski se procesi fazë parahetimore, dhe se nuk mund të flas për të. Derisa ta mbarojë hetimi, Prokuroria nuk de të jep detaje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto detaje i pret edhe Qeveria, ku u deklaruan se pas raportit të Prokurorisë, do të dihet kush to të merr përgjegjësi për arratisjen e ishkryeministrit Nikolla Gruevski.
Para arratisjes së Gruevskit, drejtësisë së Maqedonisë i ikën Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski. Para disa ditësh u arratis edhe Nikolla Vojminovski, i dënuar me 13 vite burg për shkak të dhunës së ushtruar ndaj deputetit Ziadin Sela, më 27 prill.
Në raport me amnistinë e sjellur për një pjesë të pjesëmarrësve të ngjarjeve të 27 prillit, prokurori Joveski thotë se kanë zbatuar atë që është paraparë në ligjin e miratuar në Kuvend. Të varej nga Joveskit, Ligji për amnisti nuk do të miratohej, por megjithatë të njëjtin ligj nuk e konsideron si ndërhyrje të politikës në gjyqësi.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...