Xhudistja e Kosovës, Majlinda Kelmendi ka arritur edhe fitoren e dytë gjatë ditës në Grad Prixin e Tel Avivit në Izrael.
Majlinda Kelmendi e ka nisur mirë Grand Prixin duke e mposhtur fillimisht me Ippon xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani.
Kjo fitore e Majlindës erdhi në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Sukseset e Kelmendit nuk u ndalën kaq pasi xhudistja jonë shënoi fitore edhe në çerekfinale.
Në çerekfinale, xhudistja pejane u taku me Fabienne Kocher nga Zvicra, të cilën gjithashtu e mposhti.
Kështu, pas këtyre dy fitoreve, Kelmendi e sheh veten në gjysmëfinale të Grand Prixit që po mbahet në Izrael.
Në gjysmëfinale, Kelmendi do të takohet me xhudisten rumune, Andreea Chitu.
Në rast kalimi në finale, Majlinda do të ndeshet me njërën nga dy xhudistet izraelite, Gili Cohen ose Gefen Primo. /Telegrafi/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...