Frenkie de Jong ishte “drama” që fitoi vëmendjen më të madhe në afatin kalimtar të janarit.
Lojtari dje ka arritur marrëveshje me skuadrën e Barcelonës, duke i dhënë fund të gjitha spekulimeve që e lidhnin me PSG apo Manchester City.
Me 75 milionë të paguara, Barcelona do t’i sigurojë lojtarit edhe një pagë prej 345 mijë eurove në javë.
Edhe pse Manchester City kanë bërë të ditur se janë të qetë për humbjen e De Jong, Guardiola ka dhënë disa komente për transferimin e tij.
Ai ka thënë se situata ndryshon jashtëzakonisht shumë nëse në garë për lojtarin janë Real Madrid apo Barcelona.
“Nëse jeni skuadra e vetme që dëshiron lojtarin, atëherë është e lehtë. Por, nëse doni një lojtar dhe në garë futen Reali dhe Barca, atëherë është shumë e komplikuar” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Normalisht kur janë të përfshira Barcelona dhe Reali, atëherë ti do të humbësh. Duhet të jesh shumë më i shpejtë dhe efikas” ka thënë tutje ish trajneri katalan.
Man City dhe PSG tashmë mbetet të kërkojnë një tjetër lojtar për repartin e mesfushës.
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...