Lulzim Basha në fjalën e tij në parlament ditën e hënë u kthye nga podiumi i qeverisë duke treguar me dorë ministret e reja duke thënë:“Kush i njeh?” Kush i di emrat e tyre?”
Erjon Braçe e cilëson të turpshëm veprimin e Lulzim Bashës, ndërsa shton se është një mesazh që përcjell dhunë te shoqëria.
“Atje lart (podiumi i qeverisë) nuk jam aq komod, unë jam ai që jam atje poshtë (ulëset e deputetëve). Atje lart edhe duhet të përmbahesh. Prisja që Basha të sillej si burrë në parlament, por ligjërimi i tij politik kundrejt zonjave që janë pjesë e qeverisjes së vendit është e turpshme.
Nëse Basha do i adresohej ministrave apo ministreve…por ai u mor me gra, kush e njeh këtë? Thoshte. Ajo lloj gjuhe kundrejt grave, natyrisht përcjell një mesazh shumë negativ dhe të poshtër te ata burrë që gjatë muajit janar kanë vrarë.
Gratë u sulmuan verbalisht në parlament. Ai është një mesazh i dhunshëm për shoqërinë.”
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...