Si prind i ri, me siguri se krejt çfarë dëshironi për beben tuaj është të jetë i shëndetshëm dhe i lumtur.
Dhe, nëse bëhemi plotësisht të sinqertë, me siguri se dëshira juaj është që bebja të flenë tërë natën në mënyrë që të bëni gjumë të mirë, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, nëse bebja është duke ju zgjuar nga gjumi vazhdimisht me të qara, atëherë kjo mund të jetë shenjë e mirë – të paktën sipas shkencëtarëve.
Sipas hulumtimeve nga Universiteti i Bristolit, bebet të cilat nuk flenë tërë natën janë më të mençura sesa ato të cilat flenë deri në mëngjes.
Këtë gjë e ka deklaruar profesori Peter Fleming, i cili në universitet punon në çështjen e shëndetit të bebeve dhe zhvillimit psikologjik.
Ai ka sugjeruar se bebet nuk janë të dizajnuara për të fjetur për periudha të gjata. Sipas tij nuk është gjë e mirë për beben ta bëjnë këtë dhe nuk ka ndonjë dëshmi që thotë se ato përfitojnë në rast se flenë më gjatë.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër