Tifozët dhe skuadra e Arsenal kanë pranuar një lajm të hidhur nga stafi mjekësor i skuadrës.
Gjatë ndeshjes kundër Chelsea, mbrojtësi i krahut të djathtë, Hector Bellerin pësoi një lëndim të rëndë, i cili ia pamundësoi vazhdimin e ndeshjes.
Gjendja e Bellerin ishte aq e rëndë saqë për dy ditë nuk mundi t’i nënshtrohej as skenimeve të mjekëve.
Por, pas të gjitha kontrollave, është bërë e ditur se spanjolli nuk do të mund t’i ndihmojë më skuadrës së tij gjatë këtij sezoni.
Mesazhe të shumta menjëherë janë adresuar për mbrojtësin. Përkrahje e madhe erdhi edhe nga kapiteni i Arsenal, Laurent Koscielny.
“Ai e di se gjithë skuadra janë këtu për ta ndihmuar, sepse ne e dimë ai do të ketë kohë të vëshitra gjatë rikuperimit, sikur Rob Holding dhe Danny Welbeck, por ata e dinë se skuadra është këtu dhe pas tyre për t’i ndihmuar të rikthehen dhe të na ndihmojnë” ka thënë Koscielny, transmeton lajmi.net.
“Bellerin është djalë i fortë dhe e di se ai ka njerëzit për rreth që do ta ndihmojnë të kthehet shpejt dhe më i fortë se kurrë” ishin fjalët e kapitenit.
Laurent Koscielny është nga lojtarët që kupton më së miri dhimbjen e të lënduarve, pasi edhe vet vuajti nga një lëndim që e detyroi ta humb Kampionatin Botëror
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...
Voziti mbi shpejtësinë e lejuar, polica e lë një vit pa leje...
Bedri Hamza i kërkon BE-së t’i heqë sanksionet pavarësisht s...
Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Mit...
Liverpooli zgjedh zëvendësuesin e Salah, ka gati ofertën pre...
Spalletti flet për minutat e pakta të Edon Zhegrovës