Edhe zyrtarisht, Gent Cakaj vënë në krye të ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i delegon detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, zv/ministrit Gent Cakaj.
Një ditë pas betimit te Meta, Rama u prit sot në ambientet e Ministrisë nga Ditmir Bushati i cili i dorëzoi edhe detyrën. Në fjalën e tij të shkurtër, kryeministri Edi Rama tha se i delegon drejtimin e ministrisë zv/ministrit Gent Cakaj. “Unë i nënshkruari Edi Rama, i delegoj z. Gent Cakaj, detyrën e drejtimit të Ministrisë së Jashtme”, u shpreh Rama.
Pas delegimit të detyrës së ministrit të Jashtëm nga Edi Rama te Gent Cakaj, ky i fundit ka thënë se politika e jashtme e Shqipërisë nën drejtimin e tij nuk do ndryshojë.
Ai komentoi edhe hezitimin e dekretimit të tij nga ana e presidentit Ilir Meta.
“Pas kalimit të valës së parë të zjarrit të pakursyer mbi mua ndjehem disi më i lehtësuar sesa kur më është komunikuar detyra dhe kjo mbi të gjitha për një shkak të fortë, pasi të qenit drejtues i këtij institucioni kyç të shtetit shqiptar me kompetenca të deleguara nga vetë Edi Rama nën vëzhgimin e tij të afërt është një start i garantuar nën grykën e zjarrit të akuzave të pabazë dhe paragjykimeve”.
“Ndjehem më i lehtësuar sepse më është komunikuar detyra e lartë. Me kompetenca të deleguara nga Edi Rama, nën vëzhgimin e tij është një status i garantuar. Edhe delegimi i kompetencave të një zëvendësministër 28 vjeçar siç jam unë pasi edhe mosha e re është dukur faj në vend se të duket burim energjie frymëzimi dhe kreativiteti nuk vë assesi në diskutim sot dhe asnjëherë masën e qëndrueshme të rezultateve dhe gamën e gjerë të sukseseve që kjo ministri ka shënuar sot e pesë vjet”.
“Jemi në fazën e pakthyeshme për të kurorëzuar kryesimin e OSBE-së për vitin që vjen. Nuk di si ta falënderoj Ramën për besimin që më ka dhënë. Do të vazhdojmë me energji të reja dhe qasje proaktive. Do të mbetemi forcë e paqes dhe stabilitetit.”
“Bartëse e ideve të zhvillimit në mes të mjeteve të dialogut dhe bashkëpunimit me fqinjët. Duam të rrisim komunikimin me faktorin shqiptar.do të jemi sa më afër tyre. Rruga e Shqipërisë për në familjen europiane kalon në procesin e konsolidimit në rajon. Shqipëria duhet të jetë e angazhuar për të realizuar këtë synim. 5 muajt e ardhshëm do të jenë punë pa orar”.
Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Pu...
QKUK njofton se është rritur numri i pacientëve, sidomos në ...
EUROPOL thotë se ka shkatërruar një kartel ballkanik të drog...
Mendy, arma e fshehtë e Realit për përballjen e sezonit në M...
Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndaloh...
Mourinho në “radarin” e Newcastle, klubi anglez ...