Aksioni për Nëna dhe Fëmijë së bashku me Koalicionin K10 po shënojnë ‘Javën e Vetëdijesimit të Kancerit të Qafës së Mitrës’ e cila ka filluar nga data 21 Janar deri më 27 Janar. Kjo javë po shënohet me anë të rrjeteve sociale duke publikuar infografika dhe fakte rreth shkaktarëve, simptomave dhe mënyrave të parandalimit të Kancerit të qafës se mitrës .Gjithashtu kjo javë po shënohet përmes kampanjës online për ngritje të fondeve për ofrimin e Pap-testeve falas.
Njëri nga programet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë është skriningu i kancerit të qafës së mitrës ku përmes këtij programi ANF ka filluar ofrimin e Pap-testeve pa pagesë, i cili po vazhdon me sukses edhe në vitin 2019 në Komunën e Prishtinës dhe të Prizrenit.
Programi i skriningut të kancerit të qafës së mitrës, përmes Pap testeve, u lansua fillimisht në vitin 2016 dhe deri më tani ka mundësuar realizmin e Pap testeve për gratë në grup-moshat e synuara në tre qendra të mjekësisë familjare në Prishtinë. Në vitin 2018, programi u zgjerua edhe në komunën e Prizrenit. Qëllimi i skriningut për kancer të qafës së mitrës është zbulimi i hershëm i qelizave jonormale të qafës së mitrës, në fazat e hershme, kur mund te hiqen me lehtësi para se të zhvillohet kanceri.
ANF u ka bërë thirrje grave që bëhen pjesë e fushatës ‘Java e Vetëdijesimit të Kancerit të Qafës së Mitrës’ që synon ngritjen e fondeve online në platformën Global Giving, e cila mund të gjendet në vjegëzën e mëposhtme: http://bit.ly/2HpCsU3 .
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...