Nuk ndalen problemet gjatë këtij sezoni te skuadra e Real Madridit.
Nuk ka paqe në zhveshtoren e Real Madridit. “Los Blancos” janë duke u ballafaquar me një problem të pazakonshëm me kapitenin Sergio Ramos.
Mediat spanjolle raportojnë se mbrojtësi ka kërkesa të larta për vazhdimin e kontratës në Santiago Bernabeu, përcjell lajmi.net.
Ramos kërkon 18 milionë euro në vit për vazhdimin e qëndrimit në Real Madrid deri në vitin 2021.
Por, kërkesa e tij nuk është duke u konsideruar nga presidenti i klubit, Florentino Perez i cili ka filluar ta mendojë edhe atë që deri vonë ishte e pamundur të imagjinohet, shitjen e Ramosit në fund të këtij sezoni.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...