Sipas Haki Abazit, analist politik, Termocentralit “Kosova e Re”, ka ndikim negativ në të gjitha aspektet e mundshme, mjedisor, ekonomik dhe në shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Abazi ndër të tjerash ka shtuar se Haradinaj duhet ta ketë parasysh rekomandimet e ekspertëve për këto çështje.
Postimi i plotë:
Për kryeministrin Haradinaj:
Nëse pas 15 vite tentim Banka Botërore është dorëzua dhe nuk e ka financua termocentralin e qymyrit dhe nëse mendon që Valdrin Luka, Petrit Selimi e Berat Buzhala dinë më mirë se e gjithë Banka Botërore, kalkulimet dhe studimet i ke të dobëta e dëmin e ke të madhe.
Termocentrali me linjit është shumë i dëmshëm në të gjitha aspektet e mundshme:
Financiarisht e ngarkon Kosovën më një investim të dëmshëm dhe shumë të keq dhe një kontratë që ka me tha xhepin e qytetarit.
Aspekti mjedisor: ka më vazhdua me qene kanceri i mushkërive të qytetarëve dhe ndotësi i ujërave dhe tokës. Shëndeti publik është edhe ashtu shume i përkeqësuar e për 20 vite as sigurim shëndetësor nuk keni mbërri me krijua.
Çmimi i rrymës ka me qenë më shtrenjte se çmimi që sot vije edhe nga importi, në çmimin e prodhimit ka me fut edhe çmimi investimit edhe kostoja e operatorit shpërndarës. Krejt në faturë të qytetarit+ zhvendosja dhe eksproprimi korruptiv me fonde nga buxheti.
Toka e Kosovës është shumë më e vlefshme dhe e vogël me bë gropa të zeza e deponi të pluhurit.
Një gjë duhet me mbajt mend që nëse injorohet pozicioni ekspertëve atëherë barten pasojat e arrogantëve. Me arrogancë të njëjtë e keni bankrotua postën dhe telekomin edhe me arrogancë e padije keni me bankrotua edhe energjetikën edhe financat e vendit me pasoja shumë afatgjate./arbresh.info/
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...