Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ka humbur një bast me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, pas fitores së skuadrës së tij 3 me 0 kundër Chievos.
Portugezi humbi goditjen nga pika e bardhë në stadiumin Allianz, ndonëse “Zonja e Vjetër” ruajti avantazhin prej nëntë pikëve në krye të tabelës në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
| ⛔ |
Cristiano Ronaldo's penalty is saved! ❌
Ronaldo reminding us that he is human ? pic.twitter.com/hPLt9S55cZ
— ELEVEN Football (@ElevenSportsFB) January 21, 2019
Por, pas pritjes së goditjes së Ronaldos nga Stefano Sorrentino kur shifrat ishin 2 me 0, lojtari ka zbuluar se ai ka humbur një bast të vënë para fillimit të sezonit me trajnerin e tij.
“Është e vërtetë se unë kisha një bast me trajnerin për të shënuar çdo penalti këtë sezon”, ka thënë Ronaldo. “Jam i gatshëm për ta mbajtur atë”
“Kjo më bënë të lumtur për të ditur që kontributi im është i vlerësuar nga trajneri dhe bashkëlojtarët. Ata me të vërtetë më kanë mirëpritur shumë mirë dhe unë dua ta shpaguaj besimin e tyre dhe mbështetjen me punë të madhe”
Ronaldo mban një rekord të shkëlqyer gjatë karrierës së tij me goditjet nga pika e bardhë duke shënuar 108 nga 130 të mundshme./arbresh.info/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë