Është mbajtur në Vushtrri, seminari përmbyllës i projektit të binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë”.
Me këtë rast Ismail Smakiqi Drejtor i Përgjithshme i ASK-së, tha se “Në minutat e parë pas miratimit të ligjit të akademisë erdhi bashkëpunimi i përmirësimi i sektorit në arsimin publike. Sot nuk e mbyllim bashkëpunimin por një epokë të akademisë e cila është e aftë të përmbush misionin e saj që e ka. Po e përmbyllim epokën e njohjes së akademisë dhe po hapë një epokë të re. Akademia këtë vit feston 20 vjetorin e themelimit. Projekti i binjakëzimit kishte qellim fuqizimin e ligjit”.
Krista Haak, udhëheqëse e projektit nga Shtetet Anëtare, tha se ky seminar ka qenë edukimi i së ardhmes. Ai thotë se 61 studentë kanë përfituar edukimin si gjenerata e parë në këtë drejtim.

” Është kënaqësia ime të jem sot për këtë sukses për sigurinë publike në Kosovë. Me dy fjalë mund të them se kjo ka qenë edukimi i se ardhmes. Projekti i fundit ka pasur një qellim serioz të edukimit të sigurisë publike në Kosovë. 61 student kanë përfituar edukimin si gjenerata e parë në këtë drejtim. 127 student të shërbimit korrektues do te fillojnë javën e ardhshme këtë projekt. E gjithë kjo është e lidhur me zhvillimin e akademisë. 2020 akademia do të jetë e njohur nga të gjitha nivelet ndërkombëtare që kanë te bëjnë për siguri. Rezultatet e projektit të dytë do të arrijnë qëllimin e akademisë. I gjithë ky sukses ka arritur nga ekspertet ndërkombëtare të cilët janë nga fusha e sigurisë publike”.
E zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj më këtë rast tha se “Ky projekt është mjaft i madh dhe i përkrahur nga BE-ja. Policia dhe doganat, FSK-ja e Ushtria janë institucionet më të suksesshme në Kosovë, e për krejt këto suksese falënderues ju jemi partnerë ndërkombëtare që na kanë ndihmuar këto 20 vitet e fundit. Projekti qe po përmbyllet sot do të duhet të shihet në një kontekst më të gjerë dhe ne do të mbështesim si institucion.
Hoxhaj me teje ka thënë se Kosova është e intersuar të bëhet eksport i sigurisë vendore por edhe rajonale.
“I ftoj partneret Evropian që të ndihmojnë akademinë e Sigurisë. Viti 2019 mund të jetë vit historik për Kosovën dhe arritja e marrëveshjes më Serbin përmes një njohje të ndërsjelltë dhe anëtarësimin në OKB. Por jo çdo kusht çfarëdo marrëveshje por vetëm një marrëveshje e dakorduar. Pas 10 vite të pavarësisë ne kemi nevojë të përmbyllim këtë kapitull”./Arbresh.info/
Ndërsa Isa Xhemajli, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, tha se ” Nuk ka as një dyshim se ky institucion tashmë është i njohur për punën e ti fisnike. Jemi në rrugë të mirë qe në të ardhmen e afërt kjo akademi të ofroj shërbime dhe të pranoj persona për trajnim për ata jashtë te punësuar. Kjo do të ndihmoj që shoqëria të këtë persona të cilët janë të gatshëm ti përgjigjen sfidave të sigurisë në Kosovë. Fakti që kemi binjakëzim më shtetet si Finlanda tregon përkushtimin tonë”.
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...